Një i ri ka tentuar t’i shpëtojë Policisë Rrugore, ndërsa ishte duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.

28-vjeçari, Marsel Demo u ndalua në aksin rrugor Tepelenë- Levan, duke udhëtuar me mjetin tip “Alfa Romeo”, me targë AA 530 JH. Kështu për t’i shpëtuar gjobës ai ka tentuar t’i jap efektivit të Policisë Rrugore 1 mijë lekë. Pas këtij veprimi, 28-vjeçari është arrestuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Artikulli paraprakGJYSHI SHQIPTAR HERO SHPËTON MBESËN 22 MUAJSHE NGA VDEKJA
Artikulli tjetërSHQIPËRI-SPANJË, SHKODRA “VISHET” KUQEZI