Ndonëse mesi javës numri i automjeteve që lëvizin në aksin rrugor Shkodër-Velipojë është i lartë. Shpejtësia e lartë me të cilën lëvizin drejtuesit e automjeteve drejt plazhit të Velipojës mbetet problem shqetësues.

Nuk kanë qënë të pakta aksidentet rrugore të regjistruara që prej inagurimit të kësaj rruge por sërish drejtuesit e automjeteve vijojnë të lëvizin me një shpjetësi jashtë normave të lejuara. Mungesa e ndërgjegjësimit të drejtuesve të automjeteve mbetët shkaku kryesorë i aksidentëve. Gjithashtu nevoja e ndërhyrjes së policisë rrugore për të gjobitur drejtuesit e parregullt është e madhe.

Nga vëzhgimi që Star Plus bëri mëngjesin e kësaj të mërkure, vihet re mungesa e patrullave të policisë rrugore për të mbajtur nën kontroll qarkullimin e mjeteve në këtë aks rrugor. Vetëm në javën e kaluar janë raportuar të paktën 2 aksidente, fatmirësisht pa viktima në këtë aks rrugor.

 

Artikulli paraprakPËRFUNDON RIKONSTRUKSIONI I DY RRUGËVE NË VELIPOJË
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET 80 –VJETORI I RËNIES SË TRE HERONJVE TË SHKODRËS