Zbardhen shpenzimet e partive politike në fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Sipas raporteve të bëra publike nga Komisioni Qëndrore të Zgjedhjeve, të gjitha partitë së bashku kanë shpenzuar afro 250 milionë lekë për fushatën elektorale. Afro 100 milionë lekë ka shpenzuar Partia Socialiste në një muaj me mitingje, shpenzime apo ambientet elektorale. Partia Demokrartike rezulton të ketë shpenzuar rreth 58 milionë lekë të reja. LSI si forcë e tretë, por nga një periudhë tetë vjeçare qeverisëse rezulton të ketë shpenzuar 88 milione lekë të reja, pra më shumë se forca e parë opozitare.

Ndërkaq, partitë e vogla kanë shpenzuar shuma simbolike, apo të paktën këto kanë deklaruar në KQZ. Në formularin e dorëzuar nga LIBRA, rezulton se forca e Ben Blushit ka shpenzuar vetëm 730 mijë lekë, ndërsa republikanët e Fatmir Mediut, edhe pse pjesë e listës së PD-së kanë shpenzuar 2.5 milionë lekë. Pak kohë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi qeverisë fonde shtesë për të realizuar monitorimet e partive gjatë fushatës së zgjedhjeve. Mbikëqyrja e mënyrës se si përdoren fondet në fushatë kërkon më tepër burimeve njerëzore dhe për këtë KQZ i kërkoi publikisht qeverisë, që të japë fonde të tjera.

Artikulli paraprakDITA E TË GJITHË SHENJTORËVE
Artikulli tjetërMES PUSETAVE PA KAPAK NË “QAFHARDHI”