Një pikë e nxehtë në Këshillin Bashkiak ka qenë edhe ajo për shpërblimin për sporte dhe sportistë të ndryshëm.

Anëtari i Këshillit Bashkiak Viorensin Sinani tha se këto shpërblime të bashkisë janë qesharake. Kryebashkiakja Voltana Ademi iu përgjigj duke thënë se kaq lejon ligji dhe se nuk është çështje ka apo s’ka para. Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shkodrës janë miratuar edhe shpërblimet për ekipe të sportit dhe individë të ndryshëm. Përpara miratimit anëtari i këshillit bashkiak Viorensin Sinani i quajti qesharake shumat e shpërblimeve dhe mënyrën se si janë bërë… Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi i ktheu përgjigje duke thënë se shpërblimet janë sipas ligjit… Shpërblimet për sportet kanë krijuar edhe debate të tjera mes këshilltarëve por në fund janë miratuar.

Artikulli paraprakFUTBOLLISTI 18 VJEÇAR SHQIPTAR,ZGJEDH PERFAQESUESEN E GREQISE
Artikulli tjetërRUSIA PEZULLON MARREVESHJEN E ARMEVEME SHBA