Të mërkurën pritet të nisë shpërndarja e shpërblimit prej 6 mijë lekësh për pensionistët.
Drejtoresha rajonale e Institutit të Sigurimeve Shoqërore konfirmoi se buxheti për shpërblimet e fundvitit ka kaluar tashmë në zyrat e postës dhe bankat e nivelit të dytë. Këto pagesa mund të merren në qytet por edhe të gjitha zyrat postare në fshatra. Shpërblimet e funvitit për këtë shtresë përfituese mund të merren edhe gjatë vitit 2017. Numri i pensionistëve që përfitojnë këtë shpërblim në qarkun Shkodër ëshët 47520, ku 34800 prej tyre në qytete dhe 12720 në fshatra.