Mësuesit e qytetit të Shkodrës u janë rikthyer protestave me qëllim përfitimin e shpërblimit prej 10 mijë lekësh që u është mohuar prej 4 vitesh.

Kreu i sindikatës së pavarur të Arsimit në Shqipëri kërkoi gjithashtu që të bëhet pagesa e transportit për mësuesit që jetojnë mbi 5 km larg vendit të punës. Pas protestave të paralajmëruara nga mësuesit e Shkodrës, një pjesë e tyre janë mbledhur gjatë së hënës para dyerve të Drejtorisë Arsimore Rajonale. Pjesëmarrja ka qenë e ulët, ndërsa kreu i Sindikatës së Arsimit në Shqipëri Nervrus Kaptelli bëri thirrje që të rikthehet shpërblimi prej 10 mijë lekësh të reja si dhe pagesa e transportit për mësuesit që jetojnë mbi 5 km larg vendit të punës… Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Shkodër Arian Peraj deklaroi se do të vijojë bojkotimi i procesit mësimor. Në orën e parë të mësimit të kësaj të hëne është bojkotuar procesi mësimor nga ana e mësuesve, ndërsa kjo fomrë proteste do të vijojë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Deri të premten është lënë afat për një përgjigje, në të kundërt, Aleanca Sindikale pritet që ti zhvendosë protestat para Ministrisë së Arsimit.

Artikulli paraprakGRABITJE SPEKTAKOLARE NË LION TË FRANCËS. HAJDUTËT, NË ARRATI ME 70 KG AR
Artikulli tjetërARRESTOHET 31- VJEÇARI I SHPALLUR NË KËRKIM PER VRASJE