AMP ka arrestuar policen Sulltane Kuka e cila akuzohet për korrupsion dhe ndërhyrje në të dhënat kompjuterike.

29 vjeçarja, me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas, u kap pasi u konstatua pas marrjes në dijeni të një parregullsie në procedurën e mbylljes së praktikës për heqjen nga statusi ‘Alert’ të mjetit në pronësi të nje shtetasi.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës.

Artikulli paraprakLAJM I MIRË PËR SHQIPËRINË, ARMAND DUKA ZGJIDHET NË POSTIN E ZV.PRESIDENTIT TË UEFA-S!
Artikulli tjetërBERISHA :VUÇIÇ E PRANON HAPTAS QË QËNDRON PAS GRUPIT TERRORIST SERB