9-ish zyrtarë të komnunës së Velipojës kanë rënë në prangat e policisë, mes tyre dhe kryekomunari Nikollë Marku.
Ish-zyrtarët vendorë akuzohen dyshohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin, në vijën bregdetare të kësaj zone.
Në njoftimin për mediat, Prokuroria thotë se pasi ka marrë lejen e gjykatës, ka nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, të cilat janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.
MES TË ARRESTUARVE EDHE ISH KRYETARI I KOMUNËS VELIPOJË NIKOLLË MARKU
Të arrestuarit janë:
1. Nikollë Marku, ish-Kryetar i Komunës Velipojë, në cilësinë e ish-Kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT) Velipojë,
2. Gjovalin Bregnaj, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
3. Marash Keçi, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
4. Dilë Ndoka, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
5. Lekë Simoni, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
6. Filip Kercunga, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
7. Enver Kotrri, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
8. Gëzim Sala, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
9. Emiljan Dashi, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
Nga hetimi i Prokurorisë ka rezultuar se “këta shtetas, në disa mbledhje të KRRT Velipojë, në vitin 2010, kanë dhënë, në kundërshtim të plotë me ligjin, leje në favor të një subjekti të vetëm ndërtues, “ F….”sh.p.k, si më poshtë”:
– leje ndërtimi për 8 ndërtesa 3 kate +1 kat nëntokë (mbledhje e datës 18.5.2010)
– leje ndërtimi për 9 ndërtesa 5 kate +1 kat nëntokë (mbledhje e datës 13.8.2010)
– leje ndërtimi për 4 ndërtesa 4 kate +1 kat nëntokë (mbledhje e datës 13.8.2010)
– leje ndërtimi për 9 ndërtesa 4 kate +1 kat shërbime (mbledhje e datës 28.12.2010)
– leje ndërtimi për 8 ndërtesa 3 kate +1 kat shërbime (mbledhje e datës 28.12.2010)
– leje ndërtimi për 12 ndërtesa 5 kate +1 kat nëntokë (mbledhje e datës 29.12.2010)
Në këto mbledhje të datave 18.05.2010, 13.08.2010, 28.12.2010 dhe 29.12.2010 të K.RR.T të Komunës Velipojë kanë marrë pjesë anëtarët Nikoll Marku, Marash Keçi, Gjovalin Bregnaj, Emiljan Dashi, Filip Kercunga, Enver Kotrri, Gëzim Sala, Lekë Simoni dhe Dila Ndoka, dhe të gjithë këto anëtarë kanë votuar pro dhënies së lejeve të sheshit të ndërtimit dhe lejeve të ndërtimit për subjektin “F….” sh.p.k.