Bashkia e Pukës mohon se tre zyrtarët e seksionit të pyjeve janë përfshirë në akt korruptimi.

Sipas tyre, publikimi i një lajmi të tillë  kishte qëllim bujën mediatike dhe prishjen e imazhit të institucionit.  Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Bashkia bën me dije se nuk është njohur me procedurën e ndjekur nga policia. Gjithashtu, në njoftimin për shtyp shkruhej se përkundër vakuumit ligjor dhe vonesës së procedurave për furnizimit të popullatës me dru, çfarë ka sjell dhe vështirësi për qytetarët, ata kanë të gjithë masat për respektimin e procedurës ligjore. Sipas tyre, duke qenë se po përpiqen të bëjnë çdo gjë në mënyrë ligjore, janë të bindur se do të kthehen në shënjestër sulmesh nga ana e interesprishësve. Më herët policia njoftoi se janë arrestuar Gjin Filipi 55 vjeç, shef seksioni i pyjeve,  Astrit Hyseni 42 vjeç dhe Enver Laçi 37 vjeç pasi autorizuar në mënyrë të paligjshme prerjen e një sipërfaqe prej 3000 metër katërore në ekonominë pyjore Krrab – Bushat administratorit të subjektit “Gjoka shpk” shtetasit Frrok Gjoka.

Artikulli paraprakRRITJE PAGESASH PËR INVALIDËT E PUNËS?
Artikulli tjetërPROMOVOHEN LIBRAT “ZGJIM” DHE “RRËNJËT”