Bashkia Shkodër ka shpërndarë 100 kazanë mbeturinash që do jenë në funksion të bizneseve për të hedhur kartonin duke testuar diferencimin e mbetjeve që në 2017-ën do të jetë i detyruar me ligj nga njësitë vendore.

Nënkryetari Meta pranoi se landfilli i Bushatit është një problem por fajësoi qeverinë e mëparshme dhe aktualen. Menjëherë zyrtarët e bashkisë janë hasur me kundërshtitë e bizneseve. Tregtarët thonë se kazanët duhen shpërndarë ndryshe. Pas debatit ka vijuar shpërndarja e kazanëve në pjesë të tjera të qytetit ndërsa duhet pritur se si do veprojnë tregtarët.

Artikulli paraprakVETTINGU, PD-ja NË KUSHTETUESE: LIGJI TË PEZULLOHET
Artikulli tjetërRUSIA PARALAJMËRON LUFTË NUKLEARE ME PERËNDIMIN