Ambasada Amerikane ka dhuruar 31 karroca me rrota për para dhe tetraplegjikët në Shkodër. Të punuara në fabrikë pas matjeve që janë bërë nga administratorët shoqëror dhe shkojnë me kosto zero për përdoruesit.
Shpërndarja u bë nga Shërbimi Social në Shkodër në zyrën e personave me aftësi të kufizuara në shkollën “Ali Laçej”.
Shpërndarja e tyre është bërë njëkohësisht në pesë bashkitë e Qarkut të Shkodrës.
Tetë prej këtyre karrocave shkojnë për qendrën e zhvillimit, ndërsa bashkëpunimi është shpërndarë me shumë zyra të tjera.
Kjo nuk është hera e parë që shpërndahen karroca me rrota për para dhe tetraplegjikët në Shkodër. Nevojat mbeten akoma të mëdha, megjithatë, kësaj radhe është bërë e mundur që një pjesë e tyre të shpërndahen edhe në zona të thella.