Struktura për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me atë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, si rezultat i shtimit të shërbimeve në Shëngjin, për të intensifikuar kontrollet kundër paligjshmërive, gjatë të gjithë sezonit veror, si dhe në zbatim të porosive të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për vigjilencë të shtuar gjatë gjithë kësaj periudhe, kanë organizuar dhe finalizuar, mbështetur edhe në inteligjencën informative, operacionin policor të koduar “Shëtitorja”.Si rezultat i këtij operacioni u konstatuan dhe u goditën raste të shpërndarjes në doza, të kokainës dhe kanabisit, në qytetin bregdetar të Shëngjinit.Për këto raste u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit S. T., 22 vjeç dhe K. B., 23 vjeçe, të dy banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. P., 36 vjeç, banues në Lezhë, M. M., 22 vjeç, banues në Ishull Shëngjin dhe F. G., 25 vjeç, banues në Kosovë.Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin e në banesën 2 të arrestuarve, si dhe fizikisht ndaj 5 shtetasve, iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, të cilat dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen.Materialet procedurale në lidhje me rastin i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikulli paraprakOPERACIONI “MNELA”, ASGJËSOHEN 583 FIDANË KANABIS
Artikulli tjetërFAMILJA SHOSHARI, 50 VITE DUKE THURUR KALLAMA