Policia e Riminit arrestoi 5 shqiptarë si pjesë e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e kokainës.

Në një operacion të koduar “Life Style” kanë rënë në pranga Xhevdet Zaimi, Eris Hajdari, Erion Zaimi, Denis Muça dhe Redi Gjuraj, si dhe 13 persona të tjerë me kombësi italiane dhe marokene. Të arrestuarit furnizonin me kokainë dhe substancë të rrezikshme për palestër një tjetër grup kriminal në Itali. Ata shpërndanin kokainë në disa klube nate dhe palestra të Riminit. Kokainën e merrnin nga Holanda dhe më pas e shisnin në Itali. Në operacion kanë marrë pjesë mbi 100 karabinierë dhe qen antidrogë. Policia kishte rreth një vit që po hetonte për veprimtarinë e këtij grupi kriminal.

Artikulli paraprakQEVERIA DANEZE DO TË BLEJË TË DHËNAT E “PANAMA PAPERS”
Artikulli tjetërSINDIKALISTËT PËR ARSIMIN: KY ËSHTË “SHTATORI I REGRESIT”