Shkodër
Shpërndanin në një lokal lëndë narkotike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas
Me datë 07.04.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u arrestuan në flagrancë i shtetasit:
Hidisen Dervishi, 24 vjeç, banues në Shkodër.
Rei Besho, 19 vjeç, banues në Shkodër,
Arrestimi u bë pasi me datën 06.04.2018 , ora 17:34 në portalin e komisariatit dixhital ka ardhur një raportim nga një qytetar anonim, se në një lokal këto shtetas shpërndanin lëndë narkotike.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në lagjen Vasil Shanto, në një lokal me lojëra kompjuterike dhe janë gjetur shtetasit e lartëpërmendur, ku dhe nga kontrolli i ushtruar në këtë lokal u gjetën të fshehura në një çantë tre qese plasmasi si ajo e lëndës narkotike Cannabis Sativa ku rezultuan me peshe 8 gram të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal