Ne vijim te operacionit policor te koduar “Vespa”, një 27-vjeçar është arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim, nën akuzën se shpërndanin lëndë narkotike në Shkodër.
Sipas njoftimit te policise, tre të rinjtë shisnin kokainë dhe kanabis, në qytetin e Shkodrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 27-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë, 800 gramë kanabis, një sasi kokaine të ndarë në doza, shuma parash, 2 peshore elektronike, 2 automjete, 5 aparate celulare dhe pajisje të tjera që shërbenin për paketimin e lëndëve narkotike në doza.

Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuzat veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

 

Artikulli paraprakVIZITON PËR HERË TË PARË SHQIPËRINË, PRESIDENTI I AZERBAJXHANIT PRITET NESËR NË TIRANË NGA BEGAJ
Artikulli tjetërFESTIVALI NDËRKOMBËTAR I FILMIT PËR FËMIJË “ANIFEST ROZAFA”