Është finalizuar operacioni policor “Fusha e Rërës” për goditjen e personave që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në shkolla.

Në pranga ka rënë 46 vjeçari, Ardian Llana, i dënuar edhe më parë për “Vrasje me dashje”.

Gjatë kontrollit, Llanës iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sattiva dhe doza heroine (56 grame canabis dhe 7 doza heroine).

Njoftimi i policisë:Durrës, Finalizohet operacioni policor “Fusha e Rërës”

Operacion nga Policia Kriminale e D.V.P Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës. Operacioni në kuadër të masave për goditjen e personave që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në shkolla. Sekuestrohet heroinë dhe cannabis sattiva. Në pranga një 46 vjeçar i dënuar më parë për “Vrasje me dashje”

Në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla, parandalimit dhe goditjes së shpërndarjes së lëndeve narkotike në afërsi të shkollave,nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, u bë finalizimi i Plan – Operacionit të koduar “Fusha e Rërës”, ku si rezultat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

•Ardian Llana, 46 vjeç, banues në Durres, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Nga Policia Kriminale e D.V.P Durrës disponoheshin informacione se shtetasi Ardian Llana, i dënuar më parë për vrasje, posedon armë zjarri dhe lëndë narkotike të llojit cannabis dhe heroinë, ku tentonte ti shpërndante në afërsi të shkollave. Mbi bazen e këtyre informacioneve, u organizua dhe u zhvillua operacioni i koduar “Fusha e Rërës” ku u kap në afërsi të një shkolle, shtetasi i mësipërm.

Gjate kontrollit, shtetasit Ardian Llana ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e proves materiale një sasi lënde narkotike cannabis sattiva dhe doza heroine (56 grame canabis dhe 7 doza heroine). Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

Artikulli paraprak“GJITHÇKA E KAM ZGJIDHUR ME PROKURORIN”, AVOKATJA NË PRANGA PËR KORRUPSION
Artikulli tjetërKUVENDI ZGJEDH 4 ANËTARË TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË REFORMËS NË DREJTËSI