Një shpërndarës droge në Kurbin është kapur duke shitur kokainë në një loka. 25-vjeçarit A.Ll iu gjendën në xhep në momentin e arrestimit, 11 doza që do t’i shpërndante nëpër lokale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorine Vendore të Policisë Lezhë thanë se informacioni u mor në rrugë operative. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit A.Ll., për vepren penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.

Por, ndërsa policia ka arrestuar shpërndarësin, policia ka zbuluar se pronari i lokalit, K.L., 25 vjeç, mbante 12 kompjutera për lojra fati, një tavolinë pokeri si dhe një tavolinë “Black Jack” jashtë ligjit. Atoi iu sekuestruan dhe K.L. u akuzua për “Organizim të llotarive të palejuara”.

Artikulli paraprakPROJEKTI I RRUGËS SË THETHIT FINANCIM NGA BANKA BOTËRORE NË VLERËN 6.2 MILION EURO
Artikulli tjetërME ARMË ELEKTRIKE ME VEHTE, ARRESTOHET 27-VJEÇARI