Krahas mungesës totale të ujit të pijshëm dhe atij për vaditje në shumë fshatra të Shkodrës, për të disatën herë në Golem të njësisë administrative Rrethina uji shpërdorohet pa kriter.

Dhe jo vetëm kaq, shpërthimi i përsëritur dhe moskontrollimi i kanalit të shtodrit në këtë fshat me mbi 4000 banorë, po dëmton çdo ditë e më tepër të mbjellat dhe tokat bujqësore. Ky është njëri nga banorët që jeton pranë godinës së Njësisë Administrative, toka e të cilit përmbytet për të disatën herë nga ujrat e zeza.

Shqetësimi i tij është se uji i ndotur ka depërtuar në pusin e ujit të pijshëm dhe tokat bujqësore. Nga ana tjetër vërshimi i ujit në rrugëën kryesore që lidh Njësinë Administrative Rrethinat me Postribën ka sjellë me vete mbetje të shumta që kanë depërtuar në oborret e banesave në dy anët e rrugës.

Sa i përket pastrimit të kanaleve, banorët tregojnë se ata janë plot mbetje inerte dhe që nuk është ndërhyrë prej 2 dekadash. Vetëm gjatë këtij viti, qindra m3 ujë janë shpërdoruar si pasojë e mosmenaxhimit, ndërsa dëmet e shkaktuara në disa banesa dhe toka bujqësore të fshatit Golem janë të konsiderueshme. Sipas banorëve kjo vjen si pasojë e mospastrimit dhe mungesës së menaxhimit.

Artikulli paraprakADEMI ME ARTIZANËT: OFROJMË ULJE TAKSASH
Artikulli tjetërIZMIRA ULQINAKU, ME GRATË DHE VAJZAT SHKODRANE