Një banesë është përfshirë nga flakët në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme tek ish-rajoni i Policisë.
Dyshohet se shkak i zjarri ka qenë shpërthimi i aspiratorit, të cilin familjarët e kishin lënë ndezur.
Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.