Ish kryeministri Berisha ka replikuar me ministrin Ahmetaj sot në Kuvend, ndërsa theksoi se largimi i FMN-se mbetet kërcënimi më i madh për vendin.
Jo vetëm ndaj Ahmetaj, por Berisha në fjalimin e tij u ndal edhe tek kryeministri Rama, ku sipas tij, po bëhet famoz për injorancën e tij. Berisha shtoi më tej se “keni mashtruar në mënyre monstruoze me Fondin” dhe se këto para u morën për tu kapërdisur, raporton “Albeu”. Duke iu drejtuar Ramës, ish kryeministri tha ndër të tjera: “S’ka si të vijë. Nuk ka si të vijë. Nuk mund të vendosësh vetëm për Fondin. Duhet të jetë një gjë e përcaktuar nga kriteret. Ke mashtruar Fondin. Keni mashtruar në mënyrë me monstruoze”.