Shpërthim i një bombole gazi në një lokal në fshatin Ratkoc të Rahovecit ka lënë pas 11 të plagosur. Sipas të dhënave paraprake, raportohet se gjendja shëndetësore e të plagosurve është e mirë dhe nuk ka rrezik për jetët e tyre.

Lajmin e ka konfirmuar për “KosovaPress” zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Beqiraj, e cila ka njoftuar se shpërthimi ka ndodhur në lokal.

“Numri i personave të lënduar që kanë kërkuar ndihmë në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë për këtë rast janë 11 persona.

Katër prej tyre janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët pas marrjes së tretmanit mjekësorë janë liruar për në shtëpi. Edhe katër personat e hospitalizuar janë jashtë rrezikut për jetë sipas personelit mjekësorë”, ka njoftuar Beqiraj.

Artikulli paraprakKËSHILLI RAJONAL I FARMACISTËVE KËRCËNON ME PROTESTË
Artikulli tjetërPASI MBYTI GREKEN, SHQIPTARI AKUZOHET PËR NJË TJETËR PËRDHUNIM