Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në një kompleks pallatesh në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 11:10, teksa zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Për pasojë është djegur banesa e shtetases A. K., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.