Një 24 vjeçare mbeti e plagosur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 në banesën e shtetasit A.G. në lagjen Nr.2 në Laç, ku bombola e gazit e cila ishte vendosur në ballokonin e apartamentit ka shpërthyer. Për pasojë është lënduar shtetasja M.G. 24 vjeçe ,e cila është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë.
Aktualisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut per jetën. Grupi hetimor në bashkëpunim Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.