Tre ferma janë plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal, në plazhin e quajtur “Pulëbardha”, në Ksamil. Të plagosura kanë mbetur pronarja e lokalit, Dh.M., 43 vjeçe, punonjësja M.B., 19 vjeçe si dhe një pushuese, Gj.T., 19 vjeçe. Nga hetimet paraprake dyshohet se ka pasur rrjedhje të gazit nga tubi i bombolës së gazit. Të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën, por janë nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar.