Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Lushnjë
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në qytetin e Lushnjës. Të dhënat e para flasin vetëm për dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në banesën në katin e katërt të një apartamenti. Banorët kanë arritur të largohen në kohë, sipas burimeve policore, duke u shpëtuar lëndimeve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.