Një infermiere mbeti e plagosur në qendrën shëndetësore të qytetit të Bilishtit, si pasojë e shperthimit të bombolës së gazit.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00. E plagosur mbeti shtetasja S.P, rreth 60 vjeç, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Bilishtit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se bombola e gazit përdorej për ngrohjen e ambjentit në qendrën shëndetësore.