Një banesë është përfshirë nga flakët në Allias pas shpërthimit të një bombole gazi.
Dy të moshuarit që ndodheshin në banesë, shtetasit B. H., 80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe, u nxorën jashtë nga zjarrfikësja dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:09 ndërsa nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të bombolës.
“Policia së bashku me shërbimin e zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë mundur të nxjerrin dy të moshuar shtetasit B. H.,80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe që banonin në banesë, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore,”- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakBIZNESMENI XHEVDET AMULI NDIHMA NË SHTËPINË E FËMIJËS
Artikulli tjetërNDARJA NGA JETA E ISH-TRAJNERIT TË KOMBËTARES, META: PERSONALITET I JASHTËZAKONSHËM I FUTBOLLIT KOMBËTAR