Shpërthen bombula e gazit, evakuohen banorët e pallatit
Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në qytetin e Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, në lagjen “Gafur Muço” në banesën e shtetasit K.P, 30 vjeç, në katin e fundit të banimit të pallatit nëntë katësh. Policia sqaron se “Në momentin e shpërthimit, në banesë ka qënë duke gatuar bashkëshortja e shtetasit K.P, shtetasja A.D, 26 vjeçe e cila nuk ka pësuar dëmtime.” Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë si edhe shërbimi zjarrëfikës të cilët evakuan banorët e tjerë të pallatit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.