Një i moshuar mbeti i lënduar, pas shpërthimit të një bombule të vogel gazi në një banese në Lezhë.Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, në një apartament në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës dhe i lenduar mbeti Shtjefen Tushi 91-vjeç.

Ai mori lëndime fizike dhe dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashte rrezikut per jeten.

Ndërkohë policia dhe shërbimi zjarrfikës të cilët mbërriten menjëherë në vendin e ngjarjes, nisen hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij rasti.

Artikulli paraprak“ZOTI E DESHI PRANË VETES”, MES LOTËSH PËRCILLET NE BANESËN E FUNDIT KAPITENI 21-VJEÇAR I SHËNKOLLIT
Artikulli tjetërMBAPPE BËHET ÇËSHTJE SHTETËRORE, NË SKENË DEL SËRISH MACRON, PRESIDENTI KA NJË KËRKESË SPECIALE PËR KAPITENIN