Shpërthen depoja me 188 mijë ton municione
Mbi 20 mijë njerëz janë shpërngulur nga banesat e tyre pas një shpërthimi masiv në një depo ushtarake në rajonin Vinnytsia të Ukrainës. Depoja kishte rreth 188 mijë ton municione, ndërsa armatimet janë përhapur në 60 hektarë. Në municione përfshihen edhe raketa me sisteme të shumëfishta lëshimi si ‘Smerch’, ‘Uragan’ dhe ‘Grad’. Të paktën 000 punonjës të shpëtimit janë përfshirë në aksionet e evakuimit. Mbi 1.000 zjarrfikës dhe dhjetëra mjete shpëtimi vazhdojnë të luftojnë flakët. Të paktën dy gra janë plagosur, të cilat kërkuan ndihmë mjekësore në spitalin lokale. “Shumë shtëpi janë shkatërruar, ka viktima”, tha një grua vendase, duke shtuar se shumë kafshë janë vrarë në këtë incident. I gjithë trafiku është ndalur në disa zona në rajonin Vinnytsia për shkak të incidentit, thonë shërbimet e emergjencës ukrainase. Zjarri në një depo ushtarake në qytetin e Kalinovka filloi pak përpara orës 10:00 me kohën lokale të martën. “Sot, më 26 shtator, në ora 21:50, departamenti i policisë së Kalinovskit në rajonin e Vinnytsisë pranoi një raport të shpërthimit të municioneve në territorin e njërit prej stacioneve ushtarake,” thanë autoritetet.