Shpërthen dhe digjet  automjeti i një punonjësi të SHISH

 

Digjet automjeti i i cili dyshohet të jetë në pronësi të një punonjësi të SHISH në Elbasan. Automjeti tip Opel Corsa me targë AA 7510 B në shtetasit me inicialet L.L 73 vjeç është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kryqëzimit të Cërrikut në lagjen “Sulë Paprri”. Automjeti ishte parkuar pranë banesës. Autorë ende të paidentifikuar, i kanë vënë flakën dhe ai është karbonizuar menjëherë edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur shpejt zjarrfikëset. Ende nuk dihet mënyra e djegies. Por sipas të dhënave të para zjarri është vënë ose me benzinë ose me lëndë plasëse pasi gjatë djegies është konstatuar edhe shpërthim. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët dhe policia të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Hetimet janë vendosur në disa pista.

Artikulli paraprakVRANË KRYEFAMILJARIN, 39.6 VITE BURG PËR FAMILJEN E TIJ
Artikulli tjetërGAZETARJA VRITET ME PLUMB NË KOKË NË SYTË E DJALIT 6 VJEÇAR