Gripi është rikthyer këtë vit jo vetëm mbizotërues ndaj Covid, por dhe më agresiv se ai. Në ditët e para të vitit 175 qytetarë kanë kërkuar ndihmën e ekipeve të Urgjencës Kombëtare.

Gripi po shton të prekurit ndërkohë Europa ka rikthyer testimet për qytetarët që vijnë nga Kina jo vetëm për të konfirmuar të infektuarit me koronavirus, por dhe variantet e reja Grifon dhe Cerebrus që kanë rënduar situatën atje e kanë shtuar alertin në botë. Shqipëria aktualisht nuk ka raste të dyshuara. Anëtari i Komitetit Teknik, Skënder Brataj thotë se nuk është imune ndaj tyre, por mendon se nuk do ti rikthehemi situatës së fillimit të pandemisë.
Kufizimet sipas Bratajt nuk janë efikase.

Dozat e adaptuara të vaksinës anti-Covid mbrojnë dhe nga nënvariantet e “Omicron” thotë eksperti i komitetit teknik i cili sugjeron marrjen e tyre por dhe vaksinën e gripit.

Artikulli paraprak“ARSIMTARËT NUK KANË MARRË RROGËN E DHJETORIT”, BERISHA: QËNDRIM CINIK!
Artikulli tjetërSi të ulni temperaturën e lartë në mënyrë natyrale?