Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar ë fshatin Vllahat, ku një person është djegur brenda në makinë, ndërsa bashkëjetuesja e tij ka arritur që të shpëtojë, por ka pësuar djegie dhe ndodhet në spital. Viktima është Albert Caushi, ndërsa bashkëjetuesja e tij e plagosur është Merita Muja 44-vjeç.

Makina me të cilën çifti nga Fieri po udhëtonte nga Saranda në drejtim të Delvinës ka marrë flakë në lëvizje rreth orës 20:40 pranë vendit të quajtur “Karahaxh”. Kjo ka bërë që drejtuesi të humbte kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal.

Burri nuk ka arritur që të dalë nga makina duke u djegur, pasi dera e “Renault Mégane”-it u bllokua në momentin që përfundoi në kanal dhe Caushi e patur të pamundur që të dalë, ndërsa gruaja ka dalë dhe është dërguar në spital nga kalimtarët dhe drejtuesit e tjerë të makinave që kanë konstatuar ngjarjen.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë impianti i gazit që ishte instaluar në makinën tip “Renault Mégane” që ka shpërthyer. Në vendin e ngjarjes shkuan dy zjarrfikëse nga Saranda dhe nga Delvina, por kur arritën makina ishte shkrumbuar bashkë me Albert Caushin brenda.

44-vjeçarja Merita Muja e cila së bashku më bashkëjetuesin e saj u përshinë në një aksident me makinë ku më pas u dogjën nga flakët, ka marrë plagë në më shumë se 50-55% të trupit. Si pasojë ajo është nisur drejt spitalit të Djegie plastikës në Kryeqytet.

Pas ngjarjes së rëndë në Delvinë mbrëmjen e sotme ka ardhur njoftimi i parë nga policia. Sipas bluve ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Karahaxh”. Makina “Renault Megane” që drejtohej nga Albert Caushi ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë, thotë policia.

Si pasojë e flakëve të shpejta është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi nga Fieri. Ndërsa bashkëjetuesja e tij Merita Muja ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën, sipas policisë.

 

Artikulli paraprakMAKINA FUTET NË LULISHTEN PLOT ME NJERËZ, VDES NJE GRUA
Artikulli tjetërPLAGOSJE NE LAÇ,I RIU GJENDET NE RRUGE