Një sërë shpërthimesh të fuqishme janë regjistruar pasditen e sotme në kraterin e vullkanit në ishullin Stromboli në Siçili.
Shpërthimet kanë qenë aq të fuqishme sa kanë shkaktuar panik tek banorët e turistët e shumtë, të cilët kanë kërkuar shpëtim duke u hedhur në det.
Zyra e Mbrojtjes Civile Rajonale informon se nuk ka persona të plagosur, por shpërthimi e materiali ndezës ka shkaktuar disa vatra zjarri në komunën Ginostra.
Skuadrat e zjarrëfikësve po punojnë për shuajen e zjarreve dhe roja detare ka vënë në dispozicion të banorëve e turistëve mjete lundruese për ata që duan të largohen nga ishulli dhe pse për momentin nuk informohet të ketë motiv për evakuimin e tij.
Ekspertët informojnë se deri më tani janë regjistruar rreth 20 momente shpërthyes të kraterit të tij.
Vullkani Stromboli ndodhet në ishullin me të njëjtin emër në arqipelagun e ishujve Eolie në Siçili.
Është një vullkan aktiv me sipërfaqe rreth 12 km katror e i lartë mbi 900 metra mbi nivelin e detit.