Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu, ka shpërthyer duke hedhur akuza të forta ndaj Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla se ka ngritur zërin kundër reformës në drejtësi.
Ai tha se duhet të kemi kujdes, dhe ti bëjmë sytë shqiponjë sepse përndryshe politikanë dhe prokurorë të korruprtuar do vjedhin zgjedhjet dhe do pengojnë reformën në drejtësi
Lu: Nëse ne, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë dhe media nuk jemi sy shqiponja, politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen të vjedhin zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe gjithcka etjetër në ekonominë e vendit. Po shohim njerëz të fuqishëm që po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi gjykatën dhe prokurorinë.
Shembulli më i fundit për këtë është veprimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Për më shumë se 18 muaj ai ka folur me zë të lartë kundër reformës në drejtësi. Në muajt nëntor dhe dhjetor prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterave të ILDKPI që është jetik për vettingun. të premten e shkuar u hodh shorti për anëtarët e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi një prej institucioneve të reja që mbron pavarësinë e gjyqësorit. Shorti u drejtua sic duhet nga sekretari i përgjithshëm i kuvendit, por Prokurori i Përgjithshëm dhunoi frymën e Kushtetutës duke dërguar një listë me 3 prokurorë për të plotësuar 3 pozicione.