Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetarët e Tiranës
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ali Demit ku një makinë tip Benz A Class është shkrumbuar tërësisht.
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një shpërthim bombë apo defekt teknik të makinës por mesohet se nga shpërthimi, askush nuk është lënduar.
Menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Pas zjarrit që perfshiu një makinë në Tiranë në zonën e Ali Demit ka ardhur edhe njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen.
Flakët që sipas dëshmitarëve erdhen pas një shpërthimi përfshinë një makinë që ka qenë në një pikë servisi.
Sipas policisë pronari i mjetit nuk ka ndonjë pretendim për zjarrin që shkrumboi mjetin e tij.
Informacion paraprak i policisë:
Në zonën e “Ali Demit” ka rënë zjarr në mjetin me targë AA849GP në pronësi të shtetasit Sh. M.
Mjeti ka qenë në një pikë servisi për shërbim dhe pronari i mjetit nuk ka pretendime për zjarrin e rënë në mjet. Paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale.