Një pikë karburanti ka shpërthyer në hyrje të Kombinatit mbrëmjen e sotme duke shkaktuar flakë të mëdha. Zjarrfikësja ka mbërritur me shpejtësi për të shuar flakët. Sipas të dhënave të para raportohet se shkak ka qenë rrjedhja e gazit duke sjellë më pas shkëndijën dhe shpërthimin e flakëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar nga shpërthimi i flakëve, që për pak momente rrezikuan edhe banesat rreth karburantit.
Njoftimi i policisë për ngjarjen

Rreth orës 18:46 në rrugën “Llazi Miho”, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve ku si pasojë ka veç dëme materiale.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku Zjarrfikëset po bëjnë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirjes së mëtejshëm të tij.

Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve nga perimetri i sigurisë, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje. Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në s

istemin e gazit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakBASHA: KRIMINALE QË BANORËT PAS NJË MUAJI NGA TËRMETI S’KANË MARRË ASNJË NDIHMË
Artikulli tjetërEKZEKUTOHET NË SY TË FAMILJES 36-VJEÇARI