Më datë 30.11.2017 rreth orës 01:50, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Nr.1.”, pranë një servisi, ka marrë flakë një mjet karotrec.

Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti karotrec në pronësi të shtetasit A.M., 34 vjeç, banues në Gjashtë, ka qënë i parkuar përpara servisit të tij, dhe si pasojë e flakëve të zjarrit ka marrë dëmtime në rrotën e parë të kahut të majtë të mjetit.

Dyshohet se zjarrëvenia ka qënë e qëllimshme, pasi nga kqyrja e kamerave është vënë re një shtetas i cili është afruar pranë servisit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Artikulli paraprakE PËRPLAS MAKINA, HUMB JETËN MOTORÇIKLISTI
Artikulli tjetërSHQIPTARËT NË LONDËR THEREN ME THIKA