Durrës, shpërthen makina në parkim, dyshohet për eksploziv
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në rrugën “Taulantia” në Durrës Një automjet ka shpërthyer dhe më pas është përfshirë nga flakët. Sipas policisë, bëhet fjalë për një sasi të vogël tritoli të vendosur në pjesën e prapme të automjetit. Shpërthimi ka qenë i fortë duke shkaktuar panik tek banorët përreth. Automjeti ka qenë i parkuar në momentin e shpërthimit. Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur persona në makinë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.Lenda plasese eshte vendosur ne automjetin me targe AA 780 OL ne pronesi te shtetasit A.S pa precedent penal.Personi që iu vendos lëndë plasëse në makinë në qytetin e Durrësit është nëndrejtori i ALUIZNI-t në qytetin bregdetar dhe i afërm i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.