Pas Lushnjës, një tjetër bombol gazi ka shpërthyer sot në Durrës, ku është plagosur një 83-vjeçare.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, në lagjen nr.14 të qytetit bregdetar. Burime nga policia bënë me dije se nga shpërthimi i bombolës është dëmtuar shtetasja me inicialet S.S., e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakPD: I KËRKUAR NGA POLICIA, RAMA I JEP KAJMAKUT 57 MILIONË LEKË
Artikulli tjetërI GRABISIN E DJEGIN BANESËN, PRONARI: BËRA GABIM QË U KTHEVA