Nje sasi tritoli ka shperthyer ne nje lokal ne Shkoder. Ngjarja ndodhi ne zonen e Fermentimit rreth ores 2:00 te mengjesit. Sasia e tritolit eshte vendosur ne lokalin ne pronesi te shtetasit F.K, 45 vjeç. Nga shperthimi i lendes eksplozive ka vetem deme materiale. Forcat e policise ndodhen ne vendngjarje duke kryer veprimet e para hetimore. Deri me tani autori mbetet i paidentifikuar ndersa policia po punon per zbulimin e tij.

Tritoli eshte vene tek lokal Sebastiani ne Fermentim ne nje ndertese dy kateshe. Ne katin e siperm eshte nje shtepi ne te cilen nuk ndodhej askush sepse pronari i godines jeton ne nje vend tjeter ne Shkoder. Mbeten te paqarta arsyet e vendosjes se tritolit.

Artikulli paraprakNGËRÇI I KONSUMIT, TË GJITHA IMPORTET E USHQIMEVE ME RËNIE NË 3-MUJOR PËRVEÇ MISHIT DHE BULMETIT
Artikulli tjetërSHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËR, POLICIA JEP DETAJE