Miliona dokumente konfidenciale të dosjes Panama zbulojnë si të pasurit dhe njerëzit e pushtetshëm përdorin parajsat fiskale për të fshehur pasuritë e tyre.

Janë plot 11 milionë dokumente të marra nga informatorë brenda firmës sekrete “Mossack Fonseca” me bazë në Panama. Në këtë dosje përfshihen emrat të njerëzve të pushtetshëm dhe të famshëm, si presidenti rus Vladimir Putin, apo futbollisti i “Topit të Artë”, Leonel Messi, dhe aktori Jackie Chan. Britania ka kryeministrin e saj David Cameron, ndërsa Franca kampionin e saj Mishel Platini (siç është shpallur nga Le Monde). Në listë është edhe familja e udhëheqësit kinez Xi Jinping dhe sigurisht presidentit të korruptuar të Azerbajxhanit, Ilham Aliev, Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, Mbreti Saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud, presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri, kryeministri i Islandës, si dhe ai i Pakistanit Nawaz Sharif. Janë njerëz të afërm të presidentit sirian Bashar al Assad, apo Muammar Gheddafi dhe ish presidenti egjiptian Hosni Mubarak Shuma e parave të Presidentit rus, Putin është 2 miliarde dollarë. Është depozituar në banka brenda një kohe të shkurtër dhe burimi? Sigurisht, jo nga paga si President. Flitet për politikanë e personalitete të mëdha nga e gjithë bota, përfshirë politikanë, artistë të famshëm, sipërmarrës, etj. Në listë janë dhe 29 miliarderë të cilët janë përfshirë nga revista Forbes në 500 njerëzit më të pasur të botës. Informacionet paraprake flasin për rreth 200 mijë kompani dhe fondacione të ndryshme nga mbarë bota që kanë gjetur “strehë” në Panama. Gjithashtu janë zbuluar dhe emrat e 33 personave dhe kompani të cilat qeveria e SHBA-së i kishte vendosur në listën e zezë për shkak të përfshirjes së tyre si me lordët e drogës në Meksikë, organizata terroriste, si Hezbollah apo kombe si Korea e Veriut dhe Irani. Një nga këto kompani, qeveria amerikane e ka akuzuar se ka furnizuar me naftë avionët që qeveria siriane ka përdorur për të bombarduar dhe vrarë mijëra qytetarë të vet. Çfarë është dosja “Panama Papers”? Dosja në fjalë është rreth 1 500 herë më e madhe se dosjet e zbuluara nga Wikileaks, i tha një burim gazetës L’Espresso. Në dokumente janë zbuluar dhe emrat e udhëheqësve botërorë të cilët kanë përqafuar platforma anti-korrupsion në shtetet e tyre. Dosjet kanë zbuluar kompani të lidhura me familjen e liderit kinez, Xi Jinping, i cili ka premtuar të luftojë korrupsionin, po aq sa dhe presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, i cili ka pozicionuar veten e vet si një reformator në shtetin e tronditur nga skandalet e korrupsionit. Dosjet përmbajnë dhe emrin e kryeministrit britanik David Cameron Cili është misioni ligjor i firmës Fonceca? Të ndihmojë klientët e saj për të shmangur taksat në vendet e tyre, dhe sigurisht për të pastruar paratë që vijnë nga afera të dyshimta. Miliarda euro janë fshehur në këtë vend, i cilësuar si “parajsë fiskale”, siç ndodh edhe në disa vende të tjera. Dosjet sekrete i janë dërguar fillimisht gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung” e më pas asaj spanjolle “L”Espresso”, francezes “Le Monde” si dhe Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë (ICIJ). Kompania thotë se ka përmbushur detyrimet ndërkombëtare për të siguruar se kompanitë nuk kryejnë evazion fiskal, nuk pastrojnë para, nuk financojnë terrorizmin dhe qëllime të tjera të jashtëligjshme. “Mossack Fonseca” pretendon se i kryen sipas rregullave shërbimet e saj, duke shtuar gjithashtu se në 40 vite nuk është akuzuar asnjëherë në operacionet që ka kryer.

Artikulli paraprakSIRI, VRITET SHQIPTARI QË KËRCËNOI SHQIPËRINË ME SULME TERRORISTE
Artikulli tjetër7 VJETORI I ANETARESIMIT TE SHQIPERISE NE NATO