Mesditën e sotme është djegur një transformator te Universiteti Bujqësor. Ngjarja është shënuar rreth orës 12:50 minuta, ndërsa zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë.
E ndërsa nuk dihen shkaqet, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, pasi në atë moment nuk ka pasur asnjë person aty.
Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku i shoqëron fotot me akuzat se transformatori jashtë cdo kriteri teknik ishte futur brenda godinës.
“Shpërthen transformatori brenda Universitetit Bujqësor. Jashtë cdo kriteri teknik transformatori është futur brenda godinës së universitetit për shkak të mungesës së energjisë elektrike” shprehet ai.