Vullkani i Kilauea ka shpërthyer pranë një zone banimi në ishullin më të madh të Hawaii, duke shpallur gjendjen lokale emergjente.

Njerëzit në afërsi të kraterit Kilauea të Big Island po evakuohen. Llava po kërcënon zonat e banuara pasi vullkani më aktiv në Hawaii shkaktoi disa tërmete të vogla dhe filloi të nxirrte hi.

Shpërthimi i lavës ka arritur Estates Leilani në ishullin Hawaii, duke e detyruar Mbrojtjen Civile të Qarkut të lëshojë urdhra evakuimi për rreth 10,000 banorë të komunitetit Puna.

Autoriteteve iu është kërkuar që të garantojnë sigurinë publike.

Njërëzit që do evakuohen iu është kërkuar që të marrim me vete çdo mjet të mundshëm emergjiente si ilaçe dhe ushqime.

Autoritetet mbyllën rrugët në zonat e prekura për të ndihmuar me evakuimin.

Të enjten rreth orës 10:31 një tërmet me magnitudë 4.6 ra në anën jugore të vullkanit Kilauea, sipas Survey Gjeologjik të SHBA.

Ndërkohë që tronditja nuk ishte aq e fortë sa për të prodhuar një cunami. Njerëzit vunë re vetëm hirin që doli nga krateri i vullkanit pas tërmetit.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=LChr-OCfPbg

 

Artikulli paraprakTAHIRI DORËZON SOT MANDATIN E DEPUTETIT
Artikulli tjetërÇMIMI NOBEL PËR LETËRSINË, SOT VENDIMI PËR CEREMONINË