Një shpërthim ka ndodhur në oborrin e një banesë në fshatin Halil në Fushë – Krujë natën e së martës.Zyrtarisht, Policia njofton se: Salla e Komandimit Krujë është njoftuar se gjatë natës, në fshatin Halil, Fushë – Krujë është hedhur një sasi lënde plasëse në oborrin e banesës së shtetasit G. A.
Janë shkaktuar dëme të vogla materiale, shtojnë të njëjtat burime, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Burime thanë se, nga hetimet paraprake, nuk rezulton që anëtarët e familjes të kenë ndonjë konflikt që mund të ketë sjellë në një hakmarrje të mundshme.