Një shpërthim ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, në zonën e “Komunës së Parisit”.
Rreth orës 03:35, në rrugën “Komuna e Parisit’, është dëmtuar dera e një lokali “Fast Food”, njoftoi Policia, ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të jetë nga një sasi e vogël lënde artizanale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, shtojnë të njëjtat burime.