Një sasi e vogël lëndë plasëse ka plasur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 dhe shpërthimi ndodhi në qepenin e dyqanit në pronësi të shtetasit E. D, ku ka vetëm dëme të vogla materiale.
Mbetet e paqartë se cila është arsyeja e vendosjes plasëse në këtë biznes.
Sherbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.