Një zjarr i madh dhe më pas shpërthime janë parë e dëgjuar rreth orës 14:00 në periferi të Bolonjës, në zonën Borgo Panigale. Dyshohet se fillimisht ka shpërthyer një maune e më pas

flakët janë përhapur në rrugë duke përfshirë makinat e dy koncensionarëve që ndodhen midis rrugës Emilia dhe rrugës Caduti di Amola. Gazeta e madhe italiane “Reppubblica.it” e përshkruan si zjarr apokaliptik.

Ajo shkruan se pas zjarrit në kamion që me gjasë transportonte lëndë që ndizen lehtësisht (karburant ose gaz) janë dëgjuar disa shpërthime të fuqishme. Flakët dhe tymi i zi shihen që nga mesi i qytetit, ndërsa rruga mbetet e bllokuar,

me dhjetëra mjete janë në trafik. Sipas informacionit të parë, ka të plagosur dhe viktima, por për shifra është shpejt për të folur.

Artikulli paraprakTheth, Bie nga lartesia turistja polake
Artikulli tjetërDHJETË DASMORË PËRFUNDOJNË NË SPITAL