Shpërthim i fuqishëm, 3 të vdekur dhe 6 të zhdukur
Pas shpërthimit të ndodhur në Shën Peterburg të Rusisë një ditë më parë, sot, një tjetër shpërthim i fuqishëm është shënuar në një qytezë në Portugali. Të paktën nëntë persona dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të ndodhur në qytezën Avoes, pranë Portos. 100 zjarrfikës janë duke luftuar me flakët e zjarrit. Shpërthimi raportohet se ka ndodhur në një fabrikë fishekzjarrësh. Tre persona janë konfirmuar zyrtarisht të vdekur, ndërsa 6 të tjerë janë të zhdukur. Kur ku ka ndodhur ngjarja, në fabrikë besohet se ka pasur 15 punëtorë.