Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës në Kamëz. Policia thotë se në orën 2:50 minuta të mëngjesit të së hënës është dëgjuar një shpërthim nga banorët.

Ata kanë lajmëruar Policinë, e cila ka konstatuar dëmtimin e një lokali, konkretisht thyerjen e xhamit të tij. Policia dyshon se kemi të bëjmë me vendosjen e një sasie eksplozivi, por ende nuk është përcaktuar lënda shpërthyese.

Lokali të cilit iu thye xhami është në pronësi të 23-vjeçari F.D, por nuk dihet nëse ka qënë ai objektiv i shpërthimit. Banorë të shumtë të Kamzës kanë dëgjuar shpërthimin dhe kanë lajmëruar Policinë, e cila po heton për të zbardhur shkaqet.

Artikulli paraprakPERPLASEN MOTORÇIKLETA DHE AUTOVETURA ,PROCEDOHEN DREJTUESIT
Artikulli tjetërPËRMBYSET NJË AUTOBUS ME 25 PASAGJERE